Ndërlidhjet

Zelaja u kërkon rivalëve lirimin e postit


Presidenti i dëbuar i Hondurasit, Manuel Zelaja, tha se pret që liderët e grusht-shtetit ushtarak të muajit të kaluar të largohen nga pushteti brenda 24 orëve të ardhshme, për të mundësuar rikthimin e tij në postin e presidentit.

Me të arritur në Kosta Rika, ku, nën ndërmjetësimin e presidentit të këtij vendi, Oskar Arias, do të zhvillohen bisedime ndërmjet Zelajës dhe rivalëve të tij, presidenti në ekzil i Hondurasit tha se do të negociojë vetëm për kthimin në postin e presidentit.
XS
SM
MD
LG