Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Policia përdori gazin lotsjellës


Policia iraniane ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë qindra demonstrues, të cilët nuk përfillën vendimin e qeverisë dhe parakaluan në qytet, për të përkujtuar përvjetorin e trazirave të përgjakshme studentore të vitit 1999.

Protestuesit, sipas raporteve, brohorisnin "Vdekje për diktatorin" kur po lëviznin drejt Universitetit të Teheranit, i cili kishte qenë epiqendër e dhunës 10 vjet më parë.

Grupet e studentëve kanë mbajtur takime të vogla komemorative gjatë viteve të kaluara, por guvernatori i Teheranit, Morteza Tamadon, ndaloi mbajtjen e tubimeve duke paralajmëruar se forcat e sigurimit në Iran do të thyejnë çdo lloj proteste që mund të organizohet në Teheran.

Së paku një student ishte vrarë dhe dhjetëra ishin plagosur kur ithtarët e politikës së vijës së ashpër sulmuan konviktet e kryeqytetit iranian në vitin 1999.
XS
SM
MD
LG