Ndërlidhjet

Nderohen viktimat e masakrës së Srebrenicës


Qindra njerëz janë mbledhur sot në Sarajevë, derisa konvoji me mbetjet e më se 500 myslimanëve të Bosnjës, të vrarë në Srebrenicë, po dërgoheshin për varrim.

Në mesin e personave të mbledhur kishte të mbijetuar dhe familjarë të të vrarëve, në mizorinë më të madhe në Evropë, prej Luftës së Dytë Botërore.

Mbetjet e të vrarëve do të varrosen të shtunën.

Agjencia DPA raporton se më 11 korrik të vitit 1995, trupat serbe të Bosnjës patën hyrë në enklavën e mbrojtur nga OKB-ja në Srebrenicë dhe vranë më se 8 mijë myslimanë.

Kjo masakër është cilësuar si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi.

Lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, që është i akuzuar për krime të luftës në Bosnjë, aktualisht ndodhet në Gjykatën e Hagës, ndërsa i akuzuari tjetër, Ratko Mlladiq, ende është në arrati.
XS
SM
MD
LG