Ndërlidhjet

G8: Diskutime për krizën ekonomike globale


Në ditën e tretë dhe të fundit, tetë vendet më të industrializuara të botës, në samitin që po zhvillohet në Itali, do të diskutojnë për ndikimin e krizës ekonomike globale në Afrikë, kontinentin më të varfër në botë.

Liderët e G8-ës pritet të zhvillojnë bisedime me udhëheqës nga Algjeria, Angola, Egjipti, Etiopia, Libia, Nigeria, Senegali dhe Afrika e Jugut, lidhur me sigurinë në ushqim dhe se si vendet e varfra mund t'i trajtojnë sfidat e ndryshimit të klimës.

Gjatë dy ditëve të kaluara, samiti është përqendruar në krizën ekonomike globale si dhe në çështjet e ndryshimeve klimatike.
XS
SM
MD
LG