Ndërlidhjet

Vatikan: Obama takon Papa Benediktin


Presidenti amerikan, Barak Obama, takohet sot në Vatikan me Papa Benediktin e XVI, me ç’rast pritet të diskutojnë për çështjet që të dy i kanë deklaruar si shqetësim, varfërinë dhe mjedisin.

Obama arrin pasdite në Romë, pas përfundimit të samitit të G8-ës në La Akuila.

Ndërkohë, Papa Benedikti i XVI, të martën, para samitit të G8-ës, publikoi një dokument ku përshkruan ndër të tjera nevojën për një rishpërndarje të pasurisë së botës në një mënyrë që favorizon zhvillimin e vendeve të varfra, promovimin e të drejtave për punëtorët, si dhe masat për mbrojtjen e mjedisit.
XS
SM
MD
LG