Ndërlidhjet

Karzai dënon shpërthimin në Logar


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, i ka cilësuar si "frikacakë" dhe kundër vlerave islamike përgjegjësit për vrasjen e 25 njerëzve, më shumë se gjysma e të cilëve ishin fëmijë, gjatë shpërthimit të një kamioni gjatë së enjtës në Kabul.

Kamioni shpërtheu në provincën Logar, në jug të Kabulit, kur policia po e kontrollonte atë.

Së paku 13 fëmijë dhe 4 policë janë në radhën e viktimave.

Zyrtarët thonë se hetuesit po kërkojnë prova, me të cilat do të qartësohej nëse mjetet eksplozive kontrabandoheshin në Kabul me këtë kamion.
XS
SM
MD
LG