Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Forcat amerikane lirojnë 5 iranianë


Pesë zyrtarë iranianë, të cilët ishin arrestuar në Irak para dy vjetësh nga Shtetet e Bashkuara, janë liruar dhe transferuar në ambasadën iraniane në Bagdad.

Në radhën e këtyre iranianëve janë zyrtarë, të cilët janë akuzuar nga forcat amerikane për armatosjen e militantëve shiitë, gjatë trazirave sektare në Irak.

Zyrtarët amerikanë dhe irakianë thanë se të pestit u liruan të enjten, pas një kërkese të Qeverisë së Irakut, të bërë në bazë të një marrëveshjeje për siguri ndërmjet Irakut dhe SHBA-ve.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ien Kelli, mohoi që lirimi të jetë pjesë e një marrëveshjeje me Teheranin.
XS
SM
MD
LG