Ndërlidhjet

G8 fokusohet në sigurinë e ushqimit


Në ditën e tretë dhe të fundit, tetë vendet më të industrializuara të botës, në samitin që po zhvillohet në Itali, pritet të dalin me një iniciativë të re për të ndihmuar popujt e vendeve më të varfra në botë që të ushqejnë veten.

Shtetet e G8-ës pritet të zotohen për 15 miliardë dollarë investime gjatë tre vjetëve të ardhshëm për të ndihmuar vendet e varfra që të zhvillohen në fushën e bujqësisë.

Liderët e G8-ës pritet të zhvillojnë bisedime me udhëheqës nga Algjeria, Angola, Egjipti, Etiopia, Libia, Nigeria, Senegali dhe Afrika e Jugut, lidhur me sigurinë në ushqim dhe se si vendet e varfra mund t'i trajtojnë sfidat e ndryshimit të klimës.

Gjatë dy ditëve të kaluara, samiti është përqendruar në krizën ekonomike globale, si dhe në çështjet e ndryshimeve klimatike.
XS
SM
MD
LG