Ndërlidhjet

Zbulohet një varr masiv në lindje të Kosovës


Policia e Kosovës dhe ajo e Bashkimit Evropian bënë të ditur se kanë zbuluar një varr masiv në lindje të Kosovës.

Mbetjet e të paktën tetë njerëzve u zbuluan në atë vend, tha zëdhënësi i misionit të BE-së për forcimin e sundimit të ligjit, Kristof Lamfalusi.

Ekspertët e forenzikës, sipas tij, tani po punojnë në këtë varr, i cili është lokalizuar në një vend ku trupat e ushtrisë jugosllave kishin krijuar një pengesë rruge në vitin 1998.

“Ne kemi filluar të ekshumojmë që nga dita e djeshme. Deri dje në mbrëmje janë gjetur tetë kufoma. Ende nuk e dimë se kush janë viktimat, por ajo që mund të them është se kemi informata të reja, se kemi të bëjmë me një rast të ri. Pra, nuk është rast i UNMIK-ut. Kemi një informatë të re që thotë se në vitin 1998, ushtria jugosllave ka bllokuar rrugën Gjilan-Kamenicë dhe ka përdorur eskavatorë”, tha Lamfalusi për Radion Evropa e Lirë.

Zhvarrosja filloi të enjtën dhe do të vazhdojë deri të dielën.
XS
SM
MD
LG