Ndërlidhjet

logo-print

G8: 20 miliardë dollarë për bujqësi dhe ushqim


Grupi i tetë shteteve më të zhvilluara industrialisht është pajtuar, në samitin që po zhvillohet në L’Akuila të Italisë, të investojë 20 miliardë dollarë gjatë tre vjetëve të ardhshëm për t'i ndihmuar vendet e varfra të botës në zhvillimin e bujqësisë.

Kryeministri i Britanisë, Gordon Braun, e bëri të ditur këtë zotim në konferencën e fundit për media të G8-ës.

Pjesëmarrësit e samitit u zotuan gjithashtu të sigurojnë ndihmën e duhur emergjente për shtetet e varfra.

Më parë, vendet e G8-ës ishin fokusuar në donacione direkte të ushqimit për të luftuar urinë në botë.
XS
SM
MD
LG