Ndërlidhjet

logo-print

Sejdiu udhëton në Maqedoni


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, me ftesë të presidentit maqedonas, Gjorgje Ivanov, do të udhëtojë të shtunën për vizitë në Maqedoni, njofton Zyra për informim e presidentit Sejdiu.

“Presidenti Sejdiu do të marrë pjesë në manifestimin 'Vera e Ohrit', që mbahet në qytetin e Ohrit. I pranishëm në manifestim do të jetë edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi. Gjatë vizitës, presidenti Sejdiu do të ketë edhe takime joformale me presidentët Ivanov e Topi”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
XS
SM
MD
LG