Ndërlidhjet

logo-print

Bisedimet për Hondurasin-pa rezultat


Bisedimet në Kosta Rika, të cilat kishin për qëllim zgjidhjen e krizës politike në Honduras, kanë përfunduar pa rezultat.

Presidenti i dëbuar, Manuel Zelaja, dhe ushtruesi i detyrës së presidentit, Roberto Miçeleti, kanë filluar bisedimet të enjtën nën ndërmjetësimin e presidentit të Kosta Rikës, Oskar Arias, por nuk janë takuar asnjëherë sy më sy.

Zelaja u dëbua përmes një grusht-shteti nga Hondurasi muajin e kaluar, pasi tentoi të mbante një referendum për amandamentimin e kushtetutës, gjë që do t’i jipte mundësi për t’u rizgjedhur në postin e presidentit.

Zelaja gëzon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe pjesës më të madhe të liderëve dhe qeverive të Amerikës Latine.
XS
SM
MD
LG