Ndërlidhjet

Irani përgatitet për bisedime me botën


Ministri i Jashtëm i Iranit, Manuçer Motaki, tha se Irani po përgatit një paketë të re mbi “çështjet politike, të sigurisë dhe tema ndërkombëtare” e cila do të shërbejë si bazë për bisedime me Bashkësinë Ndërkombëtare.

Në një konferencë për media në Teheran, Motaki tha se Irani nuk ka marrë “asnjë lajm të ri” nga samiti i G8-ës, që përfundoi punimet të premtën në Itali.

Në samitin e G8-ës, liderët e tetë shteteve më të zhvilluara industrialisht në botë, i përcaktuan Iranit një afat kohor, që deri në shtator t’i bashkohet bisedimeve për programin e tij bërthamor.

Ata po ashtu shprehën “shqetësime serioze” mbi dhunën pas zgjedhjeve presidenciale të 12 qershorit në Iran.

Presidenti amerikan, Barak Obama, paralajmëroi Iranin të premtën se mund të ketë pasoja, nëse nuk tregon gatishmëri për fillimin e bisedimeve në muajin shtator.

XS
SM
MD
LG