Ndërlidhjet

logo-print

Braun: Verë e rëndë e britanikëve në Afganistan


Britania ka bërë të ditur se 8 ushtarë të saj janë vrarë gjatë 24 orëve në Afganistan, gjë që paraqet një shifër më të lartë të ushtarëve të vrarë në këtë vend se sa në Irak.

Shifrat e publikuara nga ministria britanike e Mbrojtjes flasin për 184 ushtarë të vrarë në Afganistan që nga fillimi i invadimit ndërkombëtar të udhëhequr nga forcat amerikane në vitin 2001, ndërsa njoftohet se gjatë fushatës ushtarake në Irak kishin vdekur 179 ushtarë të Britanisë.

Kryeministri i Britanisë, Gordon Braun, tha se forcat britanike në Afganistan po përballen me një “verë shumë të rëndë” në luftën kundër militantëve talibanë.
XS
SM
MD
LG