Ndërlidhjet

Obama: Ardhmëria e Afrikës u takon afrikanëve


Presidenti amerikan, Barak Obama, ka deklaruar sot se ardhmëria e Afrikës u takon afrikanëve dhe se ata në përpjekjet e tyre do të kenë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.
Në fjalimin që e mbajti para Parlamentit të Ganës, ku po qëndron për vizitë, Obama ka thënë se Afrikën edhe mëtej e rëndojn problemet siç janë konfliktet, sëmundjet, zhvillimi i ngadalësuar ekonomik dhe korupsioni.
Duke pranuar se situata në Afrikë pjesërisht është pasojë e kolonializmit, presidenti amerikan ka sinjalizuar se “është lehtë të tregosh gishtin dhe fajin nga tjetri”.
“Perendimi nuk është përgjegjsë për kolapsin e ekonomisë së Zimbabvesë”, ka thënë Obama, për të shtuar se “Afrika duhet të ndalë korupsionin dhe praktikën brutale që nuk është në harmoni me parimet demokratike”.
Obama ka përkujtuar se administrata e tij ka ndarë 63 miliardë dollarë ndihmë për Afrikën.
XS
SM
MD
LG