Ndërlidhjet

logo-print

Kinë: Shpëtuan tre vetë të bllokuar për 25 ditë


Tre xehetarë kinezë janë nxjerrë të gjallë nga gërmadhat e minierës së thëngjillit, pasi kishin qenë të bllokuar për 25 ditë.

Mediat kineze raportojnë se 12 minatorë ende mbeten nën gërmadhat e minierës në provincën jugperëndimore, Guizhou.

Kjo minierë ishte vërshuar më 17 të muajit të kaluar dhe së paku një xehetar kishte humbur jetën.

Agjencia e lajmeve Ksinhua raporton se në këtë minierë ishin shkelur rregullat për siguri.

Konsiderohet se minierat e thëngjillit në Kinë janë më të rrezikshmet në botë, pasi gjatë vitit 2008, kanë humbur jetën afro 3 mijë minatorë.
XS
SM
MD
LG