Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Talibanët janë zmbrapsur, por ende ka punë


Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se trupat e Shteteve të Bashkuara dhe ato të aleatëve, kanë arritur sukses në zmbrapsjen e luftëtarëve talibanë, gjatë ofensivës madhore në Afganistanin jugor, por ende mbetet rrugë e gjatë për të triumfuar në këtë konflikt.

Mëtutje, në intervistën për televizionin britanik, Skaj Njuz, zoti Obama tha se administrata e tij e ka ditur se këtë verë do të ketë luftime të ashpra në Afganistan.

Ai theksoi se militantët talibanë “janë zmbrapsur” për shkak të ofensivës nga forcat amerikane dhe britanike në provincën Helmand në jug të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG