Ndërlidhjet

Braun e mbronë strategjinë në Afganistan


Kryeministri Gordon Braun, e ka mbrojtur strategjinë ushtarake britanike në Afganistan, duke thënë se ajo është në drejtimin e duhur, megjithë rritjen e numrit të ushtarëve të vrarë të Britanisë.

Këto komente, në letrën dërguar një komiteti parlamentar, u bënë pasi këtë javë u raportua për 8 ushtarë të vrarë britanikë, brenda 24 orëve.

Kështu, numri i ushtarëve të vrarë të Britanisë në Afganistan, arriti në 184, që është më i lartë se numri i pjesëtarëve britanikë të vrarë në luftën në Irak.

Kryeministri Braun tha se komandantët britanikë besojnë se ata po e fitojnë betejën kundër militantëve talibanë në jug të Afganistanit.

Ai theksoi se qëllimi i Britanisë është parandalimi i kthimit të terrorizmit në rrugët e qyteteve britanike.
XS
SM
MD
LG