Ndërlidhjet

logo-print

Solana: EULEX - misioni më ambicioz i BE-së


Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana, ka vlerësuar se misioni EULEX në Kosovë, “është misioni më i rëndësishëm dhe ambicioz” i BE-së.

Sipas tij, ky mision ka pasur “shumë përparime, por është e natyrshme, që të mbetet ende punë, që duhet të bëhet”.

Mëtutje, në intervistën për agjencinë Beta, zoti Solana, ka theksuar “shkallën e mirë të bashkëpunimit të Beogradit me EULEX-in”, duke shtuar se ky bashkëpunim duhet “të vazhdoj dhe të forcohet”.

“Duhet qenë pragmatik, që veçanërisht, do të jetë, në të mirë të bashkësisë serbe në Kosovë", tha Solana.

Ai vlerësoi si “lajm të mirë”, kthimin e policëve serbë në strukturat e policisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG