Ndërlidhjet

Pakistan: U vranë 5 policë


Policia thotë se persona të armatosur në veriperëndim të Pakistanit, kanë vrarë pesë policë dhe një roje të pyjeve.

Raportohet se zyrtarët e sigurisë shkuan në qarkun Mansehra, pas marrjes së sinjaleve për të shtëna me armë.

Ata thanë se persona të armatosur e të panjohur, kishin sulmuar policët, duke vrarë pesë prej tyre dhe një roje të pyjeve, që i shoqëronte.

Trupi i pajetë i një njeriu të panjohur, gjithashtu, u gjet në vendngjarje.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por militantë talibanë, në veriperëndim të Pakistanit, shpesh kanë marrë në shënjestër policinë.
XS
SM
MD
LG