Ndërlidhjet

Netanjahu fton Abasin për takim


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka ftuar presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, në një takim për të arritur “paqe politike dhe ekonomike”.

“E ftoj liderin e palestinezëve qe të takohemi, në mënyrë që të arrijmë paqe politike dhe ekonomike”, ka thënë Netanjahu, në një takim në Bershebi, në jug të Izraelit.

“Propozojë qe takimi të mbahet në Bersheb, në mënyrë që të vazhdohen proceset paqësore, që shkojnë në të mirë të popullatës”, ka thënë kryeministri Netanjahu, i cili që nga marrja e detyrës në muajin prill, nuk është takuar me Mahmud Abasin.

Lideri palestinez e ka kushtëzuar takimin me Netanjahun, me ndaljen e ndërtimit të vendbanimeve izraelite në territoret palestineze dhe me pranimin e formimit të shtetit palestinez.
XS
SM
MD
LG