Ndërlidhjet

logo-print

Brazil: Ish kampioni i boksit u gjet i vdekur


Ish kampioni botëror në asociacionet IBF dhe WBC, Arturo Geti, është gjetur i vdekur në dhomën e pushimores luksoze, në Porto de Galinas në Brazil.

Policia ka njoftuar se trupi i pajetë i ish kampionit në kategorinë velter, është gjetur të premten në mbrëmje, në hotelin, në të cilin ai ishte vendosur së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tij njëvjeçar.

Autoritetet braziliane thonë se e kanë arrestuar gruan e tij, si të dyshuar. Policia ka thënë se 23 vjeçarja Amanda Rodrigez, është arrestuar sot, pas deklaratave kundërthënëse gjatë hetimeve.

I ndjeri Geti, 37 vjeçar, ishte lindur në Itali, pastaj është rritur në Montreal të Kanadasë, por pjesën më të madhe të karrierës e kaloi në Shtetet e Bashkuara.

Ai ishte tërhequr nga arena e boksit në vitin 2007 në Montreal të Kandasë.
XS
SM
MD
LG