Ndërlidhjet

logo-print

NASA: Anija kozmike nuk është dëmtuar


Ekspertët thonë se anija kozmike Endevër apo sistemi i saj elektrik, nuk është dëmtuar, pasi një vetëtimë e ka shtyrë lansimin për në gjithësi të paraparë për sot.

Agjencia amerikane e gjithsësisë, NASA, ka njoftuar se ekipi teknik ka konstatuar se vetëtima nuk ka lënë pasoja në anije.

Vetëtima kishte goditur hapësirën afër Qendrës Kozmike Kenedi.

NASA planifikon që anija të lansohet nesër në orët e para të mëngjesit.
XS
SM
MD
LG