Ndërlidhjet

logo-print

Nazarbaev kufizon qasjen në Internet.


Presidenti i Kazakistanit Nursultan Nazarbaev ka nënshkruar një ligj të ri ku rritet kontrolli për qasje në internet.

Një veprimtare e të drejtave të mediave Sofja Lapina ka thënë se presidenti Nazarbaev, ka nënshkruar amendamente qe i lejon gjykatës të bllokoj faqet e internetit. Ndërkohë zyrtarët thanë se ndryshimet janë bërë me qellim që të parandalohet ndonjë trazirë dhe për të mbrojtur të drejtat e njerëzve.

Miklos Haraszi përfaqësuesi për lirin e mediave në “Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë” (OSBE), paralajmëroi se miratimi i këtyre amendamenteve do të jetë hap prapa në demokratizimin e Kazakistan.
XS
SM
MD
LG