Ndërlidhjet

Obama: Do të rishikohet vrasja e 2000 afganëve


Presidenti amerikan, Barak Obama, ka urdhëruar rishikimin e raporteve, sipas të cilave aleatët afganë të Shteteve të Bashkuara, mund të kenë qenë përgjegjës për vdekjen e rreth 2000 talibanëve të burgosur gjatë fillimit të luftës në Afganistan në fund të vitit 2001.

Në një intervistë dhënë televizionit CNN, Obama njoftoi se i ka kërkuar stafit për siguri kombëtare të mbledh faktet e njohura për raportet në fjalë, për të vendosur pastaj se si duhet vepruar më tutje.

Vdekjet masive të të burgosurve u publikuan së fundi në një shkrim të gazetës “The New York Times”, e cila theksoi lidhjet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe CIA-s me gjeneralin afgan, Rashid Dostum.

Dostum, i cili akuzohet nga grupet për të drejtat e njeriut t’i ketë mbikqyrur mizoritë, ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.
XS
SM
MD
LG