Ndërlidhjet

logo-print

BE dërgon 100 vëzhgues në Afganistan


Komisioni Evropian tha se do të dërgoj rreth 100 vëzhgues në Afganistan për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në këtë vend më 20 gusht.

Komisionerja e BE-së për Marrëdhënie të Jashtme, Benita Ferero-Valdner, tha se përpjekjet e vëzhguesve për të garantuar zgjedhje të drejta do të jenë “një ndër sfidat kryesore” në aspektin e sigurisë dhe të logjistikës.

Nuk u qartësua menjëherë se a do t’i mbikqyrin vëzhguesit edhe vendvotimet në Afganistan.

17 ekspertë evropianë gjenden tashmë në Afganistan për të mbikqyrur përgatitjet parazgjedhore.
XS
SM
MD
LG