Ndërlidhjet

Solana: Vizat - lajme të mira për Serbinë


Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme dhe Siguri, Havier Solana, ka deklaruar se sa i përket liberalizimit të vizave, Serbia mund të pret lajme të mira.
“Do të jenë lajme të mira për qytetarët e Serbisë”, ka thënë Solana në aeroportin e Beogradit, pas bisedimeve me shefin e diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç.
Shefi i diplomacisë serbe ka thënë se me Solanën ka biseduar për ardhmërinë e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe ka shtuar se ëshë folur edhe për sigurinë rajonale dhe çështjen e Kosovës.
XS
SM
MD
LG