Ndërlidhjet

Miliband mbron planin për luftën në Afganistan


Sekretari i Jashtëm i Britanisë, Dejvid Miliband, ka mbrojtur strategjinë e qeverisë britanike për Afganistanin.

Dule folur për një televizion britanik, Miliband mohoi akuzat, sipas të cilave forcat britanike kanë mungesë të pajisjeve adekuate.

Deklaratat e tij vijnë në kohën kur, në radhët e britanikëve, janë rritur shqetësimet për humbjen e ushtarëve britanikë në kuadër të operacioneve në Afganistan.

Britania njoftoi se 15 ushtarë të saj janë vrarë në 10 ditët e fundit në Afganistan, duke çuar numrin e ushtarëve të vrarë në këtë vend në 184, që përbën një rritje karshi 179 ushtarëve të vrarë gjatë luftës në Irak.
XS
SM
MD
LG