Ndërlidhjet

logo-print

Mohsen: Irani po kërcënohet nga “kollapsi”


Njëri nga kandidatët e mundur presidencial në Iran tha se Republika Islame mund të përballet me një “kollaps” përderisa nuk tejkalon ndarjet e shkaktuara nga zgjedhjet e muajit të kaluar.

Në uebfaqen e tij, Mohsen Resai, bëri thirrje për unitet kombëtar duke thënë se vazhdimi i situatës aktuale mund të çojë Iranin në një “kollaps të brendshëm”.

Mohsen, një ish-komandant i Gardës Revolucionare i cili i përket krahut konzervativ, u radhit në vend të tretë në zgjedhjet nga të cilat doli fitues Mahmud Ahmedinexhad.

Zgjedhjet u përcollen me protesta të mbështetësve të kandidatit moderator, Mirhosein Musavi, i cili tha se zgjedhjet ishin manipuluar në favor të Ahmedinexhadit.
XS
SM
MD
LG