Ndërlidhjet

Demjanjuk paditet për pjesëmarrje në vrasjen e 28 mijë hebrejëve


Prokurorët gjermanë kanë akuzuar rojtarin e dyshuar të kampeve naziste të vdekjes, Xhon Demjanjuk, për ndihmë në vrasjen e 28 mijë hebrejëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

89 vjeçari Demjanjuk, i cili u deportua nga Shtetet e Bashkuara në muajin maj, do të gjykohet para një gjyqi në Mynih, por ka mbetur e paqartë se kur do të mbahet seanca gjyqësore për rastin e tij.

Prokurorët thonë se Demjanjuk ka qenë një rojtar ndihmës në kampin e përqendrimit Sobibor, i cili gjendet në Poloninë e sotme.

Demjanjuk është gjykuar në Izrael për akuza të ngjashme në lidhje me kampin Treblinka, por u lirua në bazë të apelit.
XS
SM
MD
LG