Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdojnë bisedimet Gjeorgji - Rusi


Zyrtarë nga Gjeorgjia dhe Rusia do t’i vazhdojnë sot bisedimet për sigurinë që kanë për qellim shmangien e konfliktit të mëtejshëm në rajonin e paqëndrueshëm të Kaukazit.
Takimi i planifikuar për sot në Gali të Abakhazis, vije një ditë pasi presidenti i Rusisë Dimitri Medvedeve bëri vizitë të papritur në Osetinë Jugore me ç’ rast u prit nga mijëra njerëz.
Gjeorgjia dhe Rusia dolën nga një luftë e zhvilluar vitin e kaluar në Osetinë Jugore.
Moska i ka njohur Osetinë Jugore dhe Abkhazin, si shtete të pavarura.
XS
SM
MD
LG