Ndërlidhjet

Islamabad: Vriten 23 militantë


Një zyrtar i qeverisë ka bërë të ditur se 23 militantë janë vrarë në përleshjet me forcat pro qeveritare në veriperëndim të Pakistanit.
Jan Sajed Ahmad, zyrtar i lartë lokal tha se përleshjet u zhvilluan në fshatin Ambar në rajonin Mohmand, përgjatë kufirit me Afganistanin.
Ai shtoi se në këto përleshje të cilat filluan të hënën, u plagosën po ashtu edhe katër pjesëtarë të policisë.
XS
SM
MD
LG