Ndërlidhjet

Helmand: Nga rrëzimi i helikopterit – 6 të vrarë


Një helikopter i përdorur nga trupat e jashtme u rrëzua në provincën jugore të Afganistanit, Helmand.

Agjencia e lajmeve AFP citoi një zëdhënës të NATO-s, të ketë thënë se së paku 6 persona janë vrarë dhe se "të gjithë udhëtarët ishin civilë".

Ende nuk është e qartë se çka e shkaktoi rrëzimin e helikopterit në qarkun Sangin.

Një zëdhënës i Talibanëve pretendoi se helikopteri është goditur nga ata.

Provinca Helmand është skenë e një operacioni masiv kundër militantëve, i ndërmarrë nga ushtria amerikane, britanike dhe forcat afgane.
XS
SM
MD
LG