Ndërlidhjet

logo-print

Ish presidenti Tejlor i hodhi poshtë akuzat


Ish presidenti i Liberisë, Çarls Tejlor, i ka hedhur poshtë akuzat për krime të luftës, duke thënë se ato janë “gënjeshtra”.

Zoti Tejlor i ka mohuar në tërësi akuzat për vrasje, dhunim, konsipirim të ushtarëve fëmijë, e të tjera, gjatë luftës civile në Sierra Leone, në periudhën 1991-2001.

Mbrojtja e tij në Gjykatën speciale të mbështetur nga Kombet e Bashkuara për Sierra Leone, tha se ish presidenti Tejlor, ishte përpjekur të ndërmjetësoj për arritjen e paqes në Sierra Leone.

Çarls Tejlor është lideri i parë afrikan, ndaj të cilit zhvillohet proces gjyqësor nga një tribunal ndërkombëtar.

Dëshmia e tij pritet të zgjasë disa javë.
XS
SM
MD
LG