Ndërlidhjet

EULEKS: Janë zhvarrosur mbetjet e 11 individëve


Misioni EULEKS dhe policia e Kosovës kanë zhvarrosur mbetjet e së paku 11 individëve, që supozohet se janë nga lista e personave të pagjetur në Kosovë.

EULEKS-i mëtute ka njoftuar se ndër mbetjet mortore ishin edhe ato të së paku katër fëmijëve.

Mbetjet e trupave të pajetë, janë dërguar në selinë e Zyrës për të Pagjetur dhe Mjekësi Ligjore të EULEKS-it, ku gjatë javës, pritet të kryhen procedurat e identifikimit dhe të autopsisë.

Kjo varrezë masive, që ishte lokalizuar të enjten e kaluar, gjendet në një fshat afër Gjilanit.
XS
SM
MD
LG