Ndërlidhjet

Irani ekzekuton 13 rebelë sunitë


Autoritetet iraniane kanë ekzekutuar 13 anëtarë të një grupi të rebelëve sunitë, të cilët akuzohen për një varg sulmesh në juglindje të Iranit.

Mediat shtetërore thonë se personat e ekzekutuar në një burg në qytetin Zahedan, i përkasin grupit rebel Xhundallah.

Autoritetet kanë akuzuar Xhundallahun për trafikim me substanca narkotike, vrasje dhe rrëmbime si dhe për thellimin e mospajtimeve ndërmjet shumicës shiite dhe pakicës sunite në Iran, në rajonin kufitar me Afganistanin dhe Pakistanin.
XS
SM
MD
LG