Ndërlidhjet

Kanada: Viza për shtetasit çekë


Republika Çeke ka ftuar ambasadorin e saj nga Kanadaja për diskutime, pas rivënies së vizave për qytetarët çekë nga ky shtet.

Kryeministri çek, Jan Fisher, tha se qeveria e Çekisë ka vënë vizat për diplomatët dhe zyrtarët kanadezë dhe se Praga do të kërkojë marrjen e masave të ngjashme nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Ministri i Jashtëm çek, Jan Kohaut, tha se Kanadaja ka rivënë vizat për shkak të një numri të madh të azilkërkuesve çekë në këtë vend.

Organizatat për të drejta të njeriut shpesh herë kanë akuzuar Republikën Çeke për diskriminimin e 250 mijë romëve.
XS
SM
MD
LG