Ndërlidhjet

Mogadishu: U rrëmbyen dy zyrtarë francezë


Dy zyrtarë francezë, që po punonin si këshilltarë për çështje të sigurisë në qeverinë e Somalisë, janë rrmëbyer në Mogadishu, njoftoi Ministria e Jashtme e Francës përmes një komunikate.

Në komunikatë thuhet se të rrëmbyerit ishin në “një mision zyrtar” kur u ndalën nga një grup i armatosur.

“Ata i ofronin ndihmë në çështjet e sigurisë qeverisë federale në tranzicion të presidentit Sheikh Sharif”, theksohet në komunikatë.

Dëshmitarët në Somali thanë se disa persona të armatosur hynë në një hotel në Mogadishu dhe rrëmbyen dy persona të kombësisë franceze, të cilët pretendonin se ishin gazetarë.
XS
SM
MD
LG