Ndërlidhjet

Obama: Mund të rritet papunësia në SHBA


Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se papunësia në Shtetet e Bashkuara ka gjasë të rritet gjatë muajve të ardhshëm.

Presidenti tha se është tipike mbetja prapa e ripërtritjes së punësisë në krahasim me shenjat e tjera të përmirësimit të ekonomisë, e cila po e ndryshon drejtimin.

Më shumë se 2 milionë vende të punës janë humbur prej se Kongresi amerikan e miratoi paketën stimuluese ekonomike të Obamës prej 787 miliardë dollarësh.

Aktualisht, papunësia në SHBA vlerësohet të jetë 9,5 për qind, që është më e larta në 26 vitet e fundit.

Këto komentet zoti Obama i bëri në Shtëpinë e Bardhë, pas takimit me kryeministrin e Holandës, Jan Peter Balkenende.
XS
SM
MD
LG