Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: RVE AG heq dorë nga oferta për termocentral


Kompania energjetike gjermane RVE AG, njoftoi për tërheqjen e ofertës së saj nga projekti pre 3 miliardë eurosh, për ndërtimin e një termocentrali të energjisë elektrike në Kosovë.

Në deklaratën e kësaj kompanie thuhet se është tërhequr nga projekti për shkak të “çështjeve të ndërlikueshmërisë dhe të nivelit të projektit”.

Zyrtrarët nga Ministria për energji dhe Minerale të Kosovës kanë refuzuar ta komentojnë veprimin e kompanisë gjermane.

RVE AG ishte një nga katër kompanitë ndërkombëtare, të cilat pritej të paraqisnin ofertat për ndërtimin e një termocentrali të ri, rehabilitimin e një centrali të vjetër dhe hapjen e një miniere të re të linjitit. Kompanitë e tjera ofertuese janë konzorciumi amerikano-çek, ÇEZ/AES, konzorciumi italian Enel dhe grupi greko-amerikan, Sencap.
XS
SM
MD
LG