Ndërlidhjet

Obama: Afganistani në fazë të re pas zgjedhjeve


Presidenti amerikan, Barak Obama, ka thënë se ai shpreson që prezenca e Shteteve të Bashkuara në Afganistan do të hyjë në një fazë tjetër të tranzicionit pas zgjedhjeve të muajit gusht në këtë vend.

Zoti Obama deklaroi se ai është duke kërkuar një strategji të re dalëse, ku forcat e sigurisë afgane, gjykatat dhe qeveria mund të marrin më shumë përgjegjësi për vendin e tyre.

Kjo, sipas tij, do t’u mundësojë forcave amerikane dhe aleatëve tjerë ndërkombëtarë që të kenë rol më të vogël në Afganistan.

Presidenti Obama i bëri këto komente pas takimit në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin holandez, Jan Peter Balkenende.
XS
SM
MD
LG