Ndërlidhjet

logo-print

Moskë: 4 të vrarë nga përleshjet në Çeçeni


Zyrtarë në Moskë kanë bërë të ditur se dy ushtarë dhe dy policë rusë u vranë gjatë një përleshjeje me kryengritësit në Çeçeni.

Agjencitë ruse të lajmeve njoftuan se në këtë përleshje ishin përfshirë rreth 15 kryengritës në zonën Shalinski të Çeçenisë.

Në muajin prill, Moska kishte hequr regjimin e sigurisë së lartë në Çeçeni, pasi kishte vërejtur shenja të stabilitetit të situatës me udhëheqjen e presidentit Ramazan Kadirov, i cili mbështetet nga Kremlini.
XS
SM
MD
LG