Ndërlidhjet

Teheran: Ekzekutohen me varje


Irani ka varur edhe tre persona tjerë, të dënuar për trafikimin e heroinës dhe opiumit.

Gazeta “Etemad” njoftoi se tre burrat ishin ekzekutuar në burgun e qytetit qendror Isfahan.

Autoritetet iraniane, brenda këtij viti, kanë ekzekutuar 180 persona, ndërsa vitin e kaluar 246 veta.

Teherani thotë se dënimi me vdekje është një mjet i domosdoshëm për ruajtjen e sigurisë publike në këtë vend.

Vrasjet, përdhunimet, grabitjet me armë, trafikimet e drogës dhe tradhtia janë të dënueshme me vdekje në Iran.
XS
SM
MD
LG