Ndërlidhjet

Abkhazi: Takim Gjerogji-Abkhazi


Zyrtarë nga Gjeorgjia dhe pjesa e shkëputur Abkhazia, janë takuar për të diskutuar masat e sigurisë, që kanë për qellim zvogëlimin e tensioneve.

Ky ishte takimi i parë mes këtyre dy palëve që nga përfundimi i luftës së shkurtër, vitin e kaluar, ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë, në rajonin tjetër të shkëputur, Osetinë Jugore.

Gjatë vizitës në këtë rajon, presidenti rus, Dimitri Medvedev, ka thënë se ai shpreson që Gjeorgjia ka marrë mësim nga vera e kaluar.

Ndërkohë, një luftanije amerikane ka zbarkuar në Gjeorgji, konkretisht në portin e Detit të Zi në Batumi, për të marrë pjesë në stërvitjet detare.
XS
SM
MD
LG