Ndërlidhjet

Teheran: Mosavi krijon front të ri politik


Një ueb-faqe reformatore në Iran citon kreun e opozitës, Mir Hosein Mosavi, të ketë premtuar se gjaku i protestueseve të vrarë në periudhën pas-zgjedhore nuk do të shkojë kot.

Mosavi, këto komentet i bëri kur ai dhe bashkëshortja e tij vizituan familjen e një personi të vrarë gjatë protestave në Teheran.

Ndërkohë, gazeta reformatore “Sarmajeh” citon ndihmësin e Mosavit, Alireza Beheshti, duke thënë se lideri opozitar po planifikon të krijojë front të ri politik.

Mosavi humbi zgjedhjet presidenciale të 12 qershorit nga Mahumd Ahmedinexhd, në hijen e dyshimeve për vjedhje të votave.
XS
SM
MD
LG