Ndërlidhjet

Bagdad: 6 të vrarë në sulmin vetëvrasës


Policia në Irak njoftoi se nga një sulm vetëvrasës me makinë bombë janë vrarë të paktën gjashtë persona në provincën Anbar, pjesë perëndimore e Irakut.

Ndërkohë, nga një sulm tjetër që ndodhi në një pikë kontrolli të sigurisë në Ramadi, 100 kilometra në perëndim të Bagdadit, u plagosën 16 veta. Provinca Anbar, një ish-bastion i kryengritësve ne Irak, ka qenë zonë relativisht e qetë në 18 muajt e kaluar.
XS
SM
MD
LG