Ndërlidhjet

logo-print

Haradinaj: Beogradi sillet armiqësisht ndaj Kosovës


Lideri opozitar në Kosovë, Ramush Haradinaj, tha se Serbia edhe “më tutje sillet në mënyrë armiqësore ndaj Kosovës, por është e vërtetë se tash nuk i përdor armët”.

Sipas tij, Beogradi “nuk jep kontribut për zhvillimin e Kosovës dhe as të serbëve të Kosovës, që t’i zhvillojnë kapacitetet e tyre për jetë”.

Këto komente, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i bëri para gazetarëve të mediave beogradase, që po e vizitojnë Kosovën, në organizim të Zyrës së përfaqësuesit të posaçëm të BE-së në Kosovë.

Më tutje, zoti Haradinaj u shpreh edhe për akuzat e Beogradit ndaj tij.

“Nuk më ka çuditur perceptimi i Beogradit në kohën e Millosheviqit, kur më kanë quajtur kanibalin më të madh”, tha Haradinaj dhe shtoi se “pak çuditem që tash, pas gjithë asaj që ka ndodhur, Beogradi e vazhdon atë politikë”.

Në këtë aspekt, ai theksoi se “më shumë e çmon mendimin e Hagës sesa të Beogradit”.
XS
SM
MD
LG