Ndërlidhjet

Iran: U rrëzua aeroplani me 169 veta


Iran, 15 korrik 2009
Iran, 15 korrik 2009
Nga Irani raportohet se një aeroplan i udhëtarëve u rrëzua sot, në veriperëndim të këtij vendi, dhe ekziston frika se të 169 personat në bord kanë humbur jetën.

Televizioni shtetëror iranian njoftoi se aeroplani i kompanisë Kaspian Erlajns fluturonte nga Teherani për në kryeqytetin armen Jerevan, kur u rrëzua në afërsi të qyteti iranian Qazvin.

Zyrtarë lokalë në qytetin e Qazvinit i kanë thënë agjencisë së lajmeve IRNA, se aeroplani u shkatërrua tërësisht dhe të gjithë udhëtarët në bord me gjasë kanë vdekur.

Në aeroplan gjendeshin 153 udhëtarë dhe 16 anëtarë të ekuipazhit.


Iran
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:08 0:00
XS
SM
MD
LG