Ndërlidhjet

Trupat izraelite flasin për ofensivën në Gazë


Në raportin e fundit të grupit izraelit “Të thyhet heshtja”, 30 ushtarë izraelitë të anketuar thanë se gjatë ofensivës në Gazë, ishin urdhëruar nga komandatët që fillimisht të gjuajnë me armë, e pastaj të brengosen se a kanë mundur apo jo të dallojnë civilët nga ushtarakët.

Ushtria izraelite ka hedhur poshtë këto kritika, duke thënë se “janë të bazuara në thashetheme”, por premtoi se do t'i hetojë ankesat për keqtrajtim.

Palestinezët thonë se rreth 900 civilë janë vrarë gjatë këtij operacioni.
XS
SM
MD
LG