Ndërlidhjet

Braun: Kabuli ndihmon ushtarët britanikë


Britania tha se presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka premtuar forca shtesë të sigurisë për të ndihmuar ushtarët britanikë në luftën kundër talibanëve.

Kështu njoftoi kryeminsitri britanik, Gordon Braun, gjatë një fjalimi në Parlamentin e Britanisë.

Ndërkohë, shefi i ushtrisë britanike, gjenerali Riçard Danat, kërkoi më shumë ushtarë në terren në Afganistan.

Britania ka rreth 9000 trupa në Afganistan, kreysisht të bazuar në provincën Helmand.

Vrasja e 15 ushtarëve britanikë në Afganistan, gjatë këtij muaji, ka shkaktuar debate të shumta në Londër, rreth përfshirjes së ushtarëve britanikë në operacionet në Afganistan.
XS
SM
MD
LG